Që në moshë të re, shumë futbollistë aspirojnë të luajnë për Real Madridin, por ata pranojnë se ato ëndrra mund të mos bëhen kurrë realitet.
Antonio Rudiger ishte një nga ata lojtarë. Në vitin 2016, gjermani ishte te Roma, pasi sapo kishte përfunduar një transferim të përhershëm nga Sttutgarti.
Pasi pësoi një lëndim të rëndë, Rudiger i tregoi Canal+ Africa se si mori një letër nga presidenti Florentino Perez.
“Kam marrë një letër nga Florentino Perez në vitin 2016. E kisha letrën çdo ditë përpara dhe pyesja veten: ‘Një burrë si unë?’ Para asaj letre, Real Madridi më dukej shumë larg. Unë thashë që një ditë do të arrij, një ditë do të luaj atje”.
“Ai më uroi shërim të shpejtë. Nuk mund ta besoja. Nëna ime e ka ruajtur atë”.
Rudiger gjithashtu u shpreh kur vendosi se donte të bënte lëvizjen te Real Madrid, gjë që u realizua verën e kaluar.
“A e dini kur e kuptova vërtet se mund të shkoja? Kur ngrita Ligën e Kampionëve me Chelsean, atëherë e dija se mund të shkoja. Në atë moment kuptova se isha gati të nënshkruaja me Real Madridin. Ju dëshironi të jeni në anën fituese, atëherë duhet të shkoni te Real Madridi”, ka shtuar më tej ai.
Rudiger pati një fillim të vështirë në kohën e tij në Real Madrid, por që atëherë ai është bërë një pjesë e besueshme e skuadrës së Carlo Ancelottit. Ai do të shpresojë të përfundojë sezonin e tij të parë në klub me një nivel të lartë, pasi synon të sigurojë medaljen e tij të dytë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
— @HdeHelena_RM (@Hbackup_RM) April 22, 2023