Blero Muharremi i ka dalë në mbrojtje prezantuesit të njohur, Labinot Gashi, pas spekulimeve që u përhapën në media në dëm të tij.
Në një edicion të spektaklit “Dance With Me” , kreu i jurisë bëri disa akuza të ulëta në dëm të Labit që mjaftuan për përhapjen e thashethemeve të ndryshme.
Si shumë personazhe të njohura, edhe Blero i ka dalë në mbështetje prezantuesit nga Kosova.
“Mund ta xhelozoni për aftësitë që i zotëron, por kurrë nuk mund ta gjykoni pa e njohur nga afër!”, shkruan në postimin e tij këngëtari. /Telegrafi/