Telegrafi

Çfarë tha rreth agresionit rus shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg?

Gjersa po presim votimin e OKB-së nëse Rusia do të pezullohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, këtu është një përmbledhje e asaj që sapo tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas samitit të aleancës në Bruksel.

Ai tha se aleatët e NATO-s dënojnë plotësisht “vrasjet e tmerrshme” të civilëve në Bucha dhe vende të tjera dhe mbështesin përpjekjet për një hetim ndërkombëtar.

Norvegjezi nuk dha detaje rreth furnizimit me armë në Ukrainë, por tha se aleatët e NATO-s po siguronin një gamë të gjerë sistemesh armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne, raporton bbc.

Sekretari tha se çdo dallim midis armëve “sulmuese” dhe “mbrojtëse” është “i çuditshëm” sepse Ukraina po mbrohet nga sulmet.

NATO po rrit mbështetjen e saj për Ukrainën mbi sigurinë kibernetike dhe do të sigurojë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë sulmin kimik ose biologjik.

NATO do të ndihmojë gjithashtu vendet e tjera partnere, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën, për të “forcuar qëndrueshmërinë e tyre” dhe “aftësinë e tyre për të mbrojtur veten”.

Ai tha se kishte një mesazh të qartë nga takimi i sotëm se aleatët janë “të gatshëm të bëjnë më shumë” për të siguruar më shumë pajisje ushtarake dhe ata “e kuptojnë dhe e njohin urgjencën”.

Stoltenberg paralajmëroi se bota duhet të përgatitet për “afat të gjata” dhe lufta mund të zgjasë me muaj apo edhe vite. /Telegrafi/