Site icon Telegrafi

Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?

Nëse nuk e dini, ka sisteme të brendshme dhe orë të ndryshme trupore të cilat ndihmojnë në kryerjen e funksioneve trupore. Mirëqenia jonë shpirtërore dhe shëndeti fizik janë të lidhura në mënyrë direkte.

Mjekësia tradicionale kineze i kushton vëmendje të veçantë energjisë trupore dhe shpërnguljes së saj në zona të ndryshme të trupit gjatë periudhave të ndryshme kohore. Brenda një cikli 24-orësh, trupi juaj dhuron energji të ndryshme në organe të ndryshme.

Nëse keni qenë duke u zgjuar nga gjumi në të njëjtën kohë vazhdimisht, kjo mund të thotë se energjia juaj është duke u bllokuar. Kjo e pengon balancimin natyral dhe ciklin, ndërsa organet tuaja kanë nevojë për energji që të shërohen dhe të funksionojnë.

Ndër periudhat më të shpeshta ku njerëzve u del gjumi është mes orës 1 dhe 3 të mëngjesit. Kjo është periudhë kruciale për detoksikimin e trupit dhe procesin e rikuperimit. Gjatë kësaj periudhe, mëlçia juaj i liron toksinat, ndërsa prodhon gjak të freskët.

Nëse ju del gjumi gjatë kësaj periudhe, atëherë mund të jetë shkak i nervozës, frustrimit apo ndjenjave të tjera negative. Sidoqoftë, nëse mendoni se nuk e keni asnjërën nga këto ‘simptoma’, atëherë mëlçia juaj mund të jetë duke kërkuar vëmendje për këto probleme. /Telegrafi/

Exit mobile version