Toyota duke bashkuar forcat me BMW-në, po punon në krijimin e një gjenerate të re të legjendës japoneze – Supra.
Tashmë është i njohur koncepti FT-1, i cili është prezantuar me herët nga Toyota, ndërsa vetura e re do të bazohet në po atë koncept, me disa ndryshime, transmeton Telegrafi.
Meqenëse automjeti është produkt i Toyotas dhe BMW-së, kjo e fundit do ta shfrytëzojë atë si zëvendësim të modelit Z4.
Sipas burimeve ndërkombëtare, çmimi fillestar i veturës do të jetë 55.000 dollarë. /Telegrafi/