Pas dështimit tronditës të nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës, shumëkush po pyet se çfarë do të ndodhë më pas me lojtarët kryesorë të përfshirë në përpjekjet për të sjellë paqe në Ukrainë.
Për Kievin, pyetja kryesore duket të jetë nëse do të bëjë lëvizjet dhe deklaratat e nevojshme për të qetësuar SHBA-në, të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet dhe të ulet në tryezën e negociatave.
Pas tre vitesh lufte, vendi ka në horizont shansin e parë serioz për një dalje nga konflikti – dhe Donald Trump si njeriun që mund ta zgjidh këtë problem, shkruan skynews.
Por, përpara se kjo të ndodhë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë në Londër të dielën për një samit me liderët evropianë.
Evropa
Liderët evropianë, si dhe Kanada, shprehën shpejt mbështetjen e tyre për Zelensky pas zhvillimeve tronditëse në Uashington.
Por, pyetja e vjetër për Evropën nuk ka qenë kurrë se çfarë thotë, por nëse do të marrë masa konkrete.
A mund të dalë kontinenti me një propozim realist për paqen në Ukrainë – dhe a do të jetë ai me apo pa mbështetjen e SHBA-së?
Dhe a do të rrisë seriozisht shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë?
SHBA
Në SHBA, pas takimit shpërthyes, Trump fluturoi për në Florida.
Pas ngjarjes, ai deklaroi se i takonte Zelenskyt të rikthehet kur të jetë gati për paqe – duke përmbledhur qasjen që ka dominuar administratën e Trumpit: kjo do të bëhet sipas kushteve tona.
Por, nuk është e qartë nëse ky debat do të ndikojë në marrëveshjen për mineralet, apo përpjekjet e ardhshme për paqe.
Trump më herët kishte thënë se ishte “në mes” të Rusisë dhe Ukrainës, por Kievi shpreson që kjo përplasje nuk e ka afruar më shumë me Moskën.
Rusia
Rusia ishte fituesja e vërtetë të premten.
Në Rusi ata… po buzëqeshin nga veshi në vesh, sepse nuk mund të kishte shkuar më mirë për Kremlinin. /Telegrafi/