Site icon Telegrafi

Çfarë do të mund të blinte Lionel Messi brenda një viti nëse do të kishte pranuar ofertën për të luajtur në Arabinë Saudite?

Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në Evropë edhe pasi i është ofruar një kontratë me vlerë 400 milionë euro në vit nga klubi i Arabisë Saudite, Al Hilal.

Skuadra e Lindjes së Mesme, një rival i Al-Nassrit të Cristiano Ronaldos, raportohet se ka paraqitur një ofertë stratosferike në kampin e ikonës argjentinase pasi lajmet u shfaqën këtë javë se ai është afër largimit nga Paris Saint-Germain.

Marrëveshja e Messit me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe pavarësisht se ka bisedime me zyrtarët parisienë, një kontratë e re nuk duket të jetë e mundshme. Kjo e lë të hapur derën për klubet e tjera për të bërë një propozim, me Barcelonën aktualisht favorit.

Lexo po ashtu Pranoi ofertë 400 milionë euro në vit nga Al Hilal - Messi tashmë ka marrë vendim për të ardhmen

Por çfarë do të mund të blinte Lionel Messi nëse do të pranonte të luante në Arabinë Saudite?

Fillimisht ai do të mund të blinte një klub në Ligën Premier, për shembull Leeds United që i afrohet kësaj shifre.

Nëse nuk do të donte klub, ai do të mund të blinte hiq më pak se 50 super jahte, apo edhe 210 vetura Bugatti.

Me 400 milionë euro ai do të mund të blinte 33.333  ora Rolex, apo edhe 363.967 Iphone 1 Pro Max.

Në fund të listës janë edhe udhëtimet në hapësirë, pianot më të shtrenjta, por edhe 286 shtëpi luksoze. /Telegrafi/

Exit mobile version