Site icon Telegrafi

Këshilltari i Zelenskyt, Podoliak: Rusët nuk e kuptojnë rendin botëror në vitin 2022

Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi në Twitter një listë të “sukseseve” të Rusisë pas dy muajsh lufte.

Sigurisht që sukseset në këtë rast janë figurative, transmeton Telegrafi. Ai mendon se Rusia e ka dëmtuar rëndë veten me sulmin ndaj ukrainasve.

“Dy muaj lufte po i vjen fundi, çfarë ka arritur Kremlini?

1. Ukraina është e bashkuar si kurrë më parë
2. Perëndimi është konsoliduar
3. Lobistët pro-rusë nuk kanë të ardhme
4. Nord Stream 2 mbyllet përgjithmonë
5. Ekonomia e Rusisë është në kolaps
6. Trupat ruse kanë shënuar mijëra humbje 

Ai më tutje ka shkruar se rusët nuk e kuptojnë rendin botëror në vitin 2022 dhe se vet e kanë humbur “lojën e shahut”.

“Duke filluar këtë luftë, Kremlini ka treguar se nuk e kupton rendin botëror në vitin 2022. Autoritetet ruse kanë mbajtur një master class se si të humbasin vet lojën e shahut. Rezultati është izolim i plotë politik dhe ekonomik”, ka shkruar Podoliak. /Telegrafi/

Exit mobile version