Telegrafi

Çfarë po ndodhë me këtë shofer? (Video)

Nëse po pyesni veten se çfarë po ndodhë në këtë video, nuk jeni të vetmit. Në fakt jeni njëri nga shumë shikues që e bënë të njëjtën pyetje.

Kamerat e sigurisë në Hofdatorg të Islandës, shfaqin këtë shofer që në mënyrë të përsëritur dhe të pashpjegueshme shkon prapa me veturë, në shpejtësi të plotë.

Fillimisht shihet një grua e cila bisedon me shoferin, i cili shkon drejtë derës me tela të garazhit, kurse kthehet më vonë disa herë, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje është zhvilluar para tre vitesh, mirëpo është postuar së fundmi në YouTube, për shkak të çështjeve ligjore.

Asnjë nga shoferët nuk është lënduar në këtë aksident, ndërsa nuk dihet arseja e kësaj çmendurie. /Telegrafi/