Telegrafi

Çfarë po ndodh me estradën? Në mes të këtij të ftohti ‘ia mësyjnë” Antalyias në Turqi! (Foto)

Me ardhjen e festave të fundvitit, edhe estrada shqiptare janë përgatitur që për fansat të sjellin shumë risi dhe projekte të reja.

Megjithëse për ta është sezonë e ngarkuar, mesa duket disa prej tyre kanë gjetur kohë edhe për pushime në këtë sezonë.

Në rrjetet sociale kemi patur mundësinë të shohim shumë këngëtarë, të cilët këto ditë ndodhen në Antalya të Turqisë.

Zaimina Vasjari, Big Mama, Morena Taraku, Robert Berisha, Gjiko, Meda, Albatrit Muçiqi, Genc Prelvukaj, Shkurte Gashi, Mimoza Shkodra janë vetëm disa nga emrat të cilët ndodhen atje.

Artistë nga estrada në xhirimet e “Op Labi Party 2017” në Antalya, Turqi. Foto nga Instagram.

Këta këngëtarë ndodhen në Turqi për shkak të realizimi të programit “Op Labi Party” që transmetohet me datë 1 janar, dhe këtë vit është menduar që gjithçka të xhirohet në ambientin detar.

Ndërkohë pasi ata të jenë kthyer, do të fillojë xhirimi i programit festin në ambientet e RTV 21.

Se si do të jetë vazhdimësia e këtij programi mbetet të shihet në javët në vazhdim /Telegrafi/