Barcelona ka njoftuar detajet e transferimit të Ousmane Dembele te Paris Saint-Germain, por vetëm më vonë e ka fshirë postimin nga të gjitha faqet zyrtare të klubit.
Dembele ka kompletuar sot (e shtunë) transferimit te PSG, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin nga Parc des Princes.
Pas transferimit, Barcelona bëri një postim ku njoftoi detajet e transferimit të Dembeles, të cilit iu pagua klauzola.
Barcelona konfirmoi se marrëveshja me PSG-në peshoi plot 50.4 milionë euro, ndërsa më vonë postoi një fotografi duke falënderuar Dembelen për kohën e kaluar në Camp Nou.
Megjithatë, të dy postimet e Barcelonës u fshinë nga faqet zyrtare në të gjitha platformat.
ANOTHER UPDATE: The club has now also removed the earlier published 'stats and numbers' of the player during his time at the club. #fcblive pic.twitter.com/E0ztcXYySO
— BarçaTimes (@BarcaTimes) August 12, 2023
Më vonë, Barcelona bëri një postim të ri, ku zbuloi se klubi ka ndërprerë marrëdhënien me lojtarin, pas ushtrimit të njëanshëm të Dembeles në kontratën e tij.
“FC Barcelona dhe lojtari Ousmane Dembele kanë ndërprerë lidhjet për shkak të ushtrimit të njëanshëm nga lojtari të një të drejte të përfshirë në kontratën e tij të punës. Klubi, në respektim të rreptë të marrëveshjes, nuk ka negociuar apo rënë dakord me palët e treta për kushtet e kësaj shkëputjeje”, thuhej në njoftim.
Ousmane Dembélé severs ties as an FC Barcelona player
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 12, 2023
Marrëveshja thuhej se ishte një marrëveshje 50/50, e cila do t’i shihte të dyja palët të fitonin nga 25 milionë euro, megjithëse Barcelona ndjeu se kishte të drejtë për më shumë, prandaj pati edhe vonesa
Sipas gazetës Sport, kampionët e sezonit të kaluar të La Liga-s kanë marrë 35.4 milionë euro, ndërsa 15 milionë eurot e mbetura shkuan për Dembelen dhe përfaqësuesin e tij. /Telegrafi/