Këngëtarët shpesh herë e cilësojnë punën e tyre si të lodhshme, duke llogaritur performimin e tyre deri në orët e vona të mbrëmjes, për të mos llogaritur pushimet, për të cilat shprehen se nuk kanë kohë ti përfundojnë në sezonën e verës.
Megjithatë të jesh këngëtarë ka edhe disa benefite tjera si udhëtimet jashtë vendit, për të mbajtur koncerte për publikun kudo ndodhet ai.
Së fundmi, është vërjetur një dëshirë mjaft e madhe e këngëtarëve shqiptarë për të shkuar përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Genc Prelvukaj, Kida, Mozzik, Milot Hasangjekaj, Samanta Karavella, Vedat Ademi janë vetëm disa prej ermave të cilët kanë treguar përmes rrjeteve sociale se ndodhen në New York.
Të gjithë artistët e lartëpërmendur kanë qenë mjaft produktiv gjatë verës me këngë dhe klipe, ndaj mesa duket kanë vendosur që në stinë e vjeshtës t’i japin vetes pak pushim, duke shijuar luksin në metropolin e adhuruar nga të gjithë
Në New York aktualisht ndodhet edhe aktorja e njohur Yllka Gashi, gjersa muajin e ardhshëm edhe këngëtaret Genta Ismajli dhe Albërie Hadërgjonaj kanë treguar se do të shkojnë atje. /Telegrafi/