Telegrafi

Çfarë po e stopon kalimin e Alonsos te Barcelona

Marcos Alonso është shumë afër të kalojë te Barcelona, derisa edhe Chelsea i ka dhënë dritën e gjelbër që të kompletojë kalimin.

Pas fitores 1-0 ndaj Evertonit, Thomas Tuchel konfirmoi se mbrojtësi spanjoll është duke u larguar dhe për atë nuk e ftoi për ndeshje.

Barcelona do t’i ofrojë lojtarit kontratë trevjeçare, ndërsa Chelsea do të fitojë nga shitja e tij më pak se dhjetë milionë euro, raporton Sport.

Lexo po ashtu Duket se Bartomeu e ka bërë me paramendim "fundosjen" e Barcelonës - Laporta ka gjetur disa shkelje në kontrata

Por, çfarë po e pengon Barcelonën që ta kompletojë transferimin e tij?

Gjiganti katalanas është duke shikuar mundësitë nëse do të mund ta regjistrojë Alonson, pasi ka edhe pse transferime të tjera ende të paregjistruara dhe dy lojtarë që kanë rinovuar kontratën.

Barcelonës do t’i duhet të aktivizojë edhe levën e katërt dhe të ulë edhe një herë pagë e Gerard Piques, për t’i regjistruara gjashtë transferimet dhe dy rinovimet. /Telegrafi/