Armatimi amerikan me vlerë 800 milionë dollarë, të cilin ua kishte premtuar ukrainasve presidenti Joe Biden, përfshin artileri dhe sisteme radari që mund të kërkojnë “stërvitje shtesë” për trupat ukrainase.
“Sistemet që ndoshta do të kërkojnë një trajnim shtesë për forcat ukrainase janë obusët (dhe) … radari kundër artilerisë”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Sistemi i radarit, tha ai, “nuk është një sistem shumë i vështirë për t’u operuar, por nuk është ai që ata kanë në inventarin e tyre”.
U.S. officials see indications that many Russian military units are suffering from “low morale and disenchantment by some of their younger enlisted troops,” Pentagon spokesperson John Kirby says.
“Their leaders are also frustrated.” https://t.co/g3uB89FTtz pic.twitter.com/O9drGrpBXJ
— ABC News (@ABC) April 13, 2022
Howitzerët janë një lloj topi me tytë relativisht të shkurtër, i përdorur për të hedhur predha në linjat e armikut.
Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, dërgesa do të përfshijë 18 Howitzer së bashku me 40 mijë fishekë artilerie.
Ai do të përfshijë gjithashtu qindra raketa dhe dronë Switchblade – të njohur gjithashtu si drone kamikaze për shkak të mënyrës se si ato mund të fluturojnë në objektivin e tyre.
SHBA po dërgon gjithashtu 11 helikopterë, qindra automjete të blinduara, mina kundër personelit, parzmore dhe pajisje mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. /Telegrafi/