Site icon Telegrafi

Çfarë përfshin programi i propozuar nga presidentja Osmani për mbështetjen shumëdimensionale të FSK-së?

Ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është ndër temat më të diskutuara në vend. 

Nga Ministria e Mbrojtjes të premten deklaruan se të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash (ushqime).

Ndërsa, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, problemi i vetëm është numri i vogël i stafit teknik, duke shtuar se kjo do të rregullohet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh.

Situatën me shqetësim po e përcjellë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar raport nga komandanti i FSK-së dhe po ashtu ka ftuar në takim atë dhe ministrin Ejup Maqedonci.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, konfirmoi për Telegrafin lajmin duke njoftuar edhe për programin shtetëror për për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.

“Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, tha ai.

Kupina tha se programi përfshin disa pika:

Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:
1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
4. Sigurimi shëndetesor.
5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët. 

Reagime të shumta kanë bërë edhe subjektet opozitare mbi situatën e paraqitur në kazermat e FSK-së./Telegrafi/

 

Exit mobile version