Liderët e Ballkanit Perëndimor arritën marrëveshje për ‘Shengenin e vogël’, përkatësisht pajtimi për masa konkrete që të kontribuojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Masat e kësaj marrëveshje janë:
Udhëtimet e shtetasve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këto vende të mundësohet me letërnjoftim
Mundësohet që të huaj të mund të udhëtojnë në vend pa viza shtesë dhe kjo do të rrisë numrin e turistëve të huaj dhe do të vendosë oferta dhe destinacione të përbashkëta turistike.
Leje të përbashkëta pune dhe pranimi i diplomave, pa procedura shtesë.
Këmbim studentësh
Të gjithë shërbimet inspektoriale në gjithë kufijtë të punojnë për 24 orë, posaçërisht inspektorati sanitar dhe të veterinarisë, me çka pritet të shkurtohet koha e pritjes për mallrat dhe që do të rrisë konkurrencën e gjithë rajonit me rreth 12 milion banorë
“Paketë” e unifikuar me dokumentacion për mallrat transit.
Ndryshime në ligjet në fushën e tregut të kapitalit, tatimit dhe sistemit financiar në të gjithë vendet, me qëllim që të krijohen kushte për lëvizjen e kapitalit.
Përforcimi i bashkëpunimit kufitar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, përmes bashkëpunimit në fushën e emigrimit dhe ndihmës në situata të jashtëzakonshme.
Në konferencë u theksuar se kjo nismë është e hapur për gjithë rajonin./Telegrafi/