Site icon Telegrafi

Çfarë ndodhi me premtimin e Arsovskës për transport falas në qytetin e Shkupit?

Kryetarja Danela Arsovska në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 Gradë” të Alsat M, mbetet e mendimit se premtimi ndaj qytetarëve do të realizohet. E pyetur për transportin me autobus falas, ajo thotë:

“Ajo që nuk e dinim dhe as nuk mund ta supozonim 12 muaj më parë, është se do të përballemi me një krizë kaq të rëndë energjetike, në të cilën kemi një humbës të cilit i është tërhequr një sasi e madhe e mjeteve që janë subvencionuar nga Qeveria e deritanishme… aktualisht po luftojmë me krizë. Të konsolidohet Ndërmarrja Publike. Kur të kalohet kriza do të realizohet gjithçka që u është premtuar qytetarëve”, thotë Arsovska.

Exit mobile version