Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Më poshtë janë zhvillimet kryesore të ditës së 48-të të agresionit rus në Ukrainë.
Rusia ka njoftuar se ka pushtuar portin e Mariupolit;
Ushtria ukrainase thotë se forcat ruse janë gati të sulmojnë rajonin e Donbasit dhe qytetin e Kharkivit;
Rusia kërcënon SHBA-në dhe NATO-n, thotë se kolonat e armëve do të jenë “objektiva legjitime ushtarake”;
Suedia pritet të aplikojë në muajin qershor për anëtarësim në NATO;
Prosecutor of the International Criminal Court Karim Khan visited #Bucha. https://t.co/bh1K48v3vu
— NEXTA (@nexta_tv) April 13, 2022
Rusët pretendojnë se 1000 marinsa ukrainase u dorëzuan në Mariupol. Ukraina thotë se mbrojtësit e fundit të Mariupolit bashkojnë forcat në “manovër të rrezikshme”;
Macron thotë se Rusia kreu krime lufte në Ukrainë, por, ndryshe nga Biden, refuzoi të përdorë fjalën “gjenocid”;
Janë publikuar imazhe të reja satelitore, që tregojnë përgatitjet ruse për një sulm në Ukrainën lindore;
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Karim Khan viziton skenat e krimit në Ukrainë
Biden ndan 800 milionë dollarë për Ukrainën – SHBA-ja do të dërgojë edhe helikopterë për ushtrinë ukrainase;
Dëshmi të krimeve të luftës janë gjetur në Ukrainë, thotë raporti fillestar i ekspertëve të OSBE-së;
Bashkimi Evropian miraton ndihmën e re ushtarake prej rreth 500 milionë eurove për Ukrainën. /Telegrafi/