Jemi gjashtë javë nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Nëse sapo na jeni bashkuar sonte, këtu janë zhvillimet kryesore të ditës së 45-të të agresionit rus në Ukrainë.
Boris Johnson bëri një vizitë të papritur në Kiev të shtunën për të takuar presidentin, Volodymyr Zelenskyn;
Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës më shumë automjete të blinduara dhe raketa kundër anijeve;
Inteligjenca sugjeron se forcat ruse po lëvizin në jug dhe në lindje në Ukrainë;
Të paktën 50 civilë ukrainas kanë vdekur pasi një stacion hekurudhor në Kramatorsk u godit nga dy raketa ruse, sipas zyrtarëve ukrainas;
Të paktën pesë fëmijë ishin mes të vdekurve ndërsa 87 të tjerë u plagosën, megjithëse zyrtarët vlerësojnë se numri i viktimave të konfirmuara do të vazhdojë të rritet;
Boris Johnson e quajti bombardimin e refugjatëve në stacionin e trenit në Ukrainën lindore “të pandërgjegjshme”;
Presidenti Joe Biden e quajti sulmin ajror në stacionin e trenit në Kramatorsk “një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia”;
Mbi 10 miliardë euro u zotuan në ngjarjen “Stand Up For Ukraine”;
Berlusconin e ka zhgënjyer “vëllau i vogël” Putin;
Një zyrtar perëndimor tha se forcat ruse kishin braktisur “shumë” tanke, automjete dhe artileri në një tërheqje “të nxituar”. /Telegrafi/