Kinsey Wolanski është bërë kryetemë e mediave botërore pas ndërprerjes së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool.
Modelja e kostumeve të larjes hyri në fushën e stadiumit Wanda Metropolitano vetëm me bikini teksa e reklamonte kompaninë e të dashurit të saj, ‘Vitaly Uncensored’.
Ajo ia arriti qëllimit duke bërë kështu një reklamë në vlerë milionëshe, teksa fama e saj u rrit për një natë dhe siguroi miliona ndjekës në Instagram, para se t’ia hakonin profilin.
Pasi hyri në fushë, menjëherë reagoi stafi i sigurimit duke e larguar, ndërsa ajo vazhdonte t’i mbante të informuar fansat se çfarë po ndodhte me të.
Kinsey iu dorëzua policisë spanjolle, ndërsa disa orë më vonë u lirua. Këtë e konfirmoi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale. Besohet se modelja ka qëndruar në qelitë e stadiumit dhe se nuk është dërguar në një stacion policie.
https://twitter.com/Kinsey_sue2019/status/1135080385321287680
https://twitter.com/Kinsey_sue2019/status/1134998373092745217
Bukuroshja i ka thënë policisë, por edhe fansave, se ndodhej ulur me tifozët e Liverpoolit para se të hynte në fushë.
https://twitter.com/Kinsey_sue2019/status/1135000990908899328
“Isha në ndeshje krejtësisht vetëm. I thashë personit afër meje nëse mund të ma mbante telefonin dhe fillova të vrapoja”, është shprehur ajo. Megjithatë, në një pjesë tjetër të stadiumit ndodhej i maskuar Vitaly, i cili besohet se e ka organizuar gjithë këtë (për më shumë, ai e ka të ndaluar hyrjen në stadiume).
Më vonë, Wolanski ka publikuar fotografi me të dashurin e saj, me të cilin është ribashkuar në Madrid duke e vazhduar festën. Ndërsa nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me akuzat dhe dënimet eventuale që do t’i marrë për veprimin e saj.
Kinsey pritet të dënohet me një gjobë të madhe në para nga UEFA, si edhe padyshim që do t’i ndalohet hyrja në stadiume në të ardhmen. /Telegrafi/