Site icon Telegrafi

Çfarë ndodh në kryqëzim kur policia nxiton nëpër të?

Ndonjëherë edhe situatat më të thjeshta të trafikut mund të duken më të ndërlikuara se sa vërtet janë, dhe ndoshta kjo është një prej tyre

Komunikacioni në kryqëzimin ku kryqëzohen rrugët me të njëjtin prioritet rregullohet me semaforë dhe nëpër të kalojnë mjetet e policisë, veturat dhe motoçikletat.

Shikoni situatën në foto, përgjigjuni pyetjes se cili mjet do të kalojë nga kryqëzimi i parafundit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shumica e shoferëve do të dështonin në provim për shkak të kësaj pyetjeje: Kush ka të drejtë kalimi në këtë kryqëzim?

Përgjigje:

Vetura e policisë është e para që kalon nëpër kryqëzim, pasi ajo ka të aktivizuar dritë rrotulluese, prandaj ka të drejtë përparësie mbi të gjitha të tjerat dhe pse drita e kuqe në semafor nuk vlen për të.

Mjetet e tjera kalojnë sipas rendit të përcaktuar nga semaforët dhe drejtimi i lëvizjes së tyre.

Vetura e zezë kthehet djathtas pasi lejon të kalojnë këmbësorët, ndërsa motoçikleta vazhdon drejt.

Pas saj kalon vetura e parafundit e bardhë dhe më në fund kalon vetura blu, pasi i është ndezur drita jeshile.

Deklarata e saktë është nën numrin 1. /Telegrafi/

Exit mobile version