Site icon Telegrafi

Çfarë ndjeu Blero kur e mori vesh se Teuta ishte shtatzënë? (Video)

Tashmë është konfirmuar se Teuta Krasniqi është në pritje të fëmijës së dytë, gjegjësisht të parit me partnerin e saj të ri, Adonis Morina.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin EliteZone në Tribuna Channel, Blero Muharremi është pyetur nga prezantuesja se si ishte ndier kur e ka dëgjuar lajmin.

Kantautori theksoi se nuk kishte ndier asgjë, ndërsa tregoi se lajmin e kishte dëgjuar përmes mediave dhe nuk ia kishte kumtuar ish-gruaja e tij.

Ai ka thënë se me Teutën komunikon vetëm në lidhje me vajzën e tyre të përbashkët, Tarën, derisa asnjëri nuk përzihet në jetën e tjetrit për gjërat tjera.

Exit mobile version