Romelu Lukaku në të kaluar ishte pjesë e Chelseat dhe ishte parë si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në Stamford Bridge.
Madje, shumëkush e kishte krahasuar me legjendën Didier Drogba, me atë që kishte luajtur për pak kohë te blutë.
Por, gjërat për belgun nuk shkuan siç duhet, pasi u huazuar dhe u shti më pas te Evertoni.
Vite më pas, ai iu bashkua Manchester Unitedit, mirëpo as aty nuk shkëlqeu dhe kaloi te Interi, tani aty ku edhe po shpërthen nën urdhrat e Antonio Contes.
Lukaku u ka ofruar mundësinë ndjekësve të tij që t’i bëjnë pyetje dhe njëri prej tyre e pyeti se çfarë ndjenë për Chelsean.
“Çfarë ndjeni për Chelsean”, ka shkruar komentuesit, gjersa Lukaku ia ktheu: “Asgjë përveç dashurisë. Ata më dhanë një mundësi për të ardhur në @premierleague si fëmijë. Ju nuk mund të keni gjithçka në jetë dhe unë jam mirë me këtë. Jam i kënaqur që përvoja më çoi atje ku jam sot”.
Tifozët e Chelseat disa herë kanë shfaqur dashurinë për Lukakun dhe sipas tyre ata dëshirojnë që ai të rikthehet në Stamford Bridge. /Telegrafi/
https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1364244597749252097