Site icon Telegrafi

Çfarë mund ta shkaktojë dëmtimin e shëndetit trunor

(Foto: aDDitude)

Shëndeti i trurit është pjesë kryesore e shëndetit tuaj të përgjithshëm. Për shkak se truri kontrollon një numër të madh të funksioneve, ai është organi më i rëndësishëm në trup. Për këtë arsye, përkeqësimi i shëndetit të tij është një problem serioz.

Disa shenja mund të tregojnë se truri juaj është në gjendje të dobët shëndetësore:

Vetmia kronike

Vetmia shkakton një reagim stresi në trup që mund të dobësojë zemrën, sistemin imunitar dhe trurin me kalimin e kohës. Izolimi shoqëror dhe vetmia kanë një ndikim të theksuar negativ në shëndet, siç bëjnë edhe obeziteti, pasiviteti fizik dhe konsumimi i 15 cigareve në ditë. Rrit rrezikun e demencës në 50 për qind.

Sasia e pamjaftueshme e gjumit

Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionimin e trurit. Gjatë kësaj kohe, “pastrohet” vet, pra heq proteinat që mund të shkaktojnë demencë. Sasia dhe cilësia e gjumit ndikon në të menduarit dhe humorin tonë, si dhe në rrezikun afatgjatë të humbjes së kujtesës. Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të flenë shtatë deri në nëntë orë çdo natë.

Aktivitet i pamjaftueshëm fizik

Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik lidhet me rrezikun e demencës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, siç është goditja në tru. Ushtrimet e rregullta përshkruhen si hapi më i afërt drejt një ilaçi çudibërës. Ecja për 30 deri në 60 minuta, tri deri në pesë herë në javë, do të përmirësojë cilësinë e shëndetit të trurit.

Konsumimi i ushqimit jocilësor

Koncepti i “ushqimit të trurit” nuk është një mit. Ushqimet e pasura me disa antioksidantë dhe komponime të tjera neuroprotektive mbrojnë trurin. Njerëzit që konsumojnë sasi më të larta të fitonutrientëve kanë rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Këto lloje ushqimesh përfshijnë manaferrat, perimet me gjethe jeshile, agrumet, çajin dhe çokollatën e zezë. /Telegrafi/

Exit mobile version