Ditë më parë u prezantua vetura e parë shqiptare Illyrian TSX e projektuar nga sipërmarrësi nga Kosova, Qëndrim Thaçi.
Vetura u prezantua në qytetin e Torinos në Itali në kuadër të ekspozitës së TREDITECH, transmeton Telegrafi.
Automjeti hyn në kategorinë e hiper-makinave dhe sipas Thaçit, kjo veturë pritet të renditet në mesin e pesë më të shpejtave në botë.
Por, çfarë motori ka kjo makinë?
Sipas Arrera Automobili, ku CEO i kësaj kompanie është vetë sipërmarrësi kosovar, Illyrian TSX ka një motor 3.0 litërsh V6 (me gjashtë cilindra në formë V-je) Twin Turbo, “flat plane” që gjeneron deri në 950 kuaj fuqi.
Si rrjedhojë, kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 375 kilometra në orë.
Illyrian TSX me këto specifika synon t’u bëjë konkurrencë brendeve të njohura sikurse Ferrari dhe Lamborghini. /Telegrafi/