Site icon Telegrafi

Çfarë mesazhi i dha Merkel Zaevit me veshjen e saj?

Angela Merkel dje e priti kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev për t’i thënë se Maqedonia do të ketë datë për anëtarësim në BE por ajo nuk do të jepet gjatë qershorit ose korrikut.

Por njohësit e komunikimit politik nëpërmjet mesazheve të fshehta kanë folur për veshjen e Merkel dhe për mesazhin që ka dashur të përçojë ajo nëpërmjet veshjes.

Merkel njihet si grua që nuk e pëlqen luksin dhe veshjet e saj çdo herë janë serioze. Ajo asnjëherë nuk e tepron me grim.

Mesazhi i Merkel nëpërmjet veshjes për Zaevin ishte shumë i rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pallto e kaltërt do të thotë seriozitet. Kjo nënkupton se Gjermania seriozisht i merr punët e zgjerimit të shoqërisë së shteteve në BE.

Gjatë takimit me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, Merkel tha se vendi i ka përmbushur të gjithë detyrat e pritura nga Gjermania dhe se Berlini i sheh gjërat me prizëm pozitiv.

Ndërsa, Bundestagu gjerman dje ja bëri me dije Maqedonisë se datë për zgjerim do të ketë në shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version