Site icon Telegrafi

Çfarë kishin thënë Clinton, Albright dhe Rugova pas çlirimit të Kosovës? – Osmani publikon video me disa momente të asaj kohe

25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara për të shënuar çlirimin e vendit tonë.

E në fragmente të shkurtra, presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka përmbledhur disa nga deklaratat e aty që kontribuuan në çlirimin e vendit në një video.

Por çka kishin deklaruar në atë kohë, Clinton, Blair, Albright, e shumë të tjerë që kontribuuan në çlirimin e Kosovës?

Ish presidenti i ShBA-së, Bill Clinton kishte deklaruar se: “Sot, ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s, ramë dakord të bëjmë atë që ne thamë se do ta bënim, çfarë duhet të bëjmë për të rivendosur paqen”, tha Clinton.

Edhe ish kryeministri i Britanisë, Tony Blair kishte thënë se: “ne jemi këtu për një qëllim shumë të qartë, dhe ky qëllim është të jesh pjesë e një operacioni që do të parandalojë aktet e tmerrshme të brutalitetit të keq që janë kryer kundër njerëzve të pambrojtur në Kosovë”.

Përderisa presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte deklaruar se: “Zgjedhja më e mirë për Kosovën është një Kosovë e pavarur”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version