Me kalimin e pashmangshëm të Oriol Romeut te Barcelona, janë rikthyer edhe fjalët që Pep Guardiola tha për të vitin e kaluar për të.
Duke folur në një nga konferencat për shtyp, trajneri Manchester Cityt iu referua lojtarit të atëhershëm të Southampton si një nga mesfushorët e tij të preferuar.
“Ai është një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier. Më pëlqen mirëkuptimi i tij. Më pëlqen kur mesfushorët e kuptojnë lojën”, kishte thënë trajneri spanjoll.
Barça pritet t’i paguajë rreth pesë milionë euro Gironas për nënshkrimin e Romeut.
Ai ka të ngjarë të trashëgojë ose numrin 5 të Sergio Busquets ose atë 18 të Jordi Albas.
XAvi e sheh Roemun në rolin e Busquetsit, mirëpo nuk dihet nëse do të ketë rol startues në skuadër. /Telegrafi/