Rusia ka pretenduar se një nga luftanijet e saj është sulmuar në Detin e Zi nga Ukraina.
Ajo thotë se sulmi në anijen – Ivan Hurs – u krye nga ato që ajo përshkruan si “skafe pa shofer” pranë ngushticës së Bosforit.
Në një deklaratë të postuar në Telegram, ministria e mbrojtjes tha se anija luftarake kishte mbrojtur tubacionet e gazit TurkStream dhe Blue Stream në atë kohë, përcjell Telegrafi.
Tubacionet transportojnë gaz nga Rusia në Turqi, pjesërisht përmes Detit të Zi.
Russian Ministry of Defense confirmed the attack of drones on the warship "Ivan Hurs" near the Bosphorus.
Previously, 3 unknown drones attacked the warship. Russians assure that they managed to repel the attack and the warship was not damaged. pic.twitter.com/R7DakJjkKM
— Україна 24/7 (@ukraina247) May 24, 2023
Ministria përmendi sulmin si një justifikim për zgjerimin e masave mbrojtëse nga Rusia në zonë.
Çfarë janë “skafet pa ekuipazh”
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, “dronët e detit” – të cilët Rusia i ka përshkruar si “skafe pa shofer” – mendohet se janë përdorur më parë në Detin e Zi.
Ato thuhet se mund të udhëtojnë deri në 80 km/h.
Ato besohet se janë përdorur në sulmin ndaj anijes ruse të Detit të Zi, Admiral Makarov, në tetor të vitit të kaluar.
Rusia tha se 16 “dronë detarë” u përfshinë në sulm.
Në janar, iniciativa United24 e Zelenskyy-t nisi një përpjekje për të ndërtuar një flotë prej 100 “dronësh detarë” – të cilët kushtojnë rreth 250,000 dollarë secili.
Duke folur për Sky News më parë, nënkoloneli i ushtrisë amerikane dhe eksperti i luftës me dron, Paul Lushenko tha se dronët detarë janë “vetëm një aks tjetër afrimi” për të synuar asetet ruse. /Telegrafi/