Telegrafi

Çfarë hanë ushtarët ukrainas në kohë lufte?

Një video interesante e ndarë në Twitter tregon se me çka ushqehen ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës në kohë lufte.

Në këtë video duket një vakt i shijshëm në kohë dreke, pasi kishte supë me djathë francez dhe bukë të fërguar, meze të ftohtë, patate të ziera me mish, salo, vezë të mbushura, sallatë, domate, jogurtë, ëmbëlsira, kifle, gjevrekë dhe biskota.

Pamjet u publikuan nga këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko. /Telegrafi/