Site icon Telegrafi

Çfarë është triumfi i katërfishtë dhe cilat skuadra e kanë arritur këtë sukses

(Foto: Gulf News/AFP)

Fitimi i një trofeu të madh në cilindo sezon është një arritje e madhe, e jo më t’i fitosh dy ose tre gara të rëndësishme.

Megjithatë, disa skuadra e kanë mundësinë të garojnë për tituj në më shumë fronte duke arritur t’i plotësojnë akoma më shumë kabinetet e tyre.

Porse a ka arritur ndonjë klub të kompletojë një triumf të katërfishtë (‘quadruple’) brenda një sezoni të vetëm?

Çfarë është triumfi i katërfishtë

(Foto: Goal/Getty Images)

Që një klub të arrijë një triumf të katërfishtë (quadruple) do të thotë se i ka fituar katër trofe brenda një sezoni.

Për shembull, nëse një ekip e ka fituar Ligën Premier, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Ligën e Kampionëve – atëherë e ka arritur triumf të katërfishtë.

Në terma zyrtarë, një ‘quadruple’ e vërtetë është kur një klub i fiton të katër trofetë e mëdha brenda një edicioni të vetëm, jo përgjatë një viti kalendarik.

Një skuadër mund t’i fitojë katër trofe, mirëpo trofetë si Kupa e Botës për Klube dhe Superkupa e UEFA-s nuk numërohen në kuadër të një triumfi të katërfishtë, sepse këto trofe nuk konsiderohen si trofe të mëdha nga shumë futbolldashës.

Njësoj, triumfi i trefishtë (tripleta/triple) është kur një skuadër i fiton tre trofe të mëdha brenda një sezoni dhe një triumf i dyfishtë (dopieta/double) është kur një ekip fiton dy gara të mëdha brenda një edicioni.

Bayerni arriti triumf të katërfishtë jozyrtar kur e fitoi Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2019/2020, dhe disa muaj më pas triumfuan në Kupën e Botës për Klube, që do të thotë se fituan katër trofe, por nuk arritën një ‘quadruple’ të vërtetë.

Njësoj edhe Barcelona e Pep Guardiolas fitoi gjashtë trofe brenda vitit kalendarik 2009 (Liga e Kampionëve, La Liga, Kupa e Spanjës, Kupa e Boës për Klube, Superkupa e UEFA-s dhe Kupa e Mbretit) – mirëpo, në bazë të asaj që u tha më lartë – ky nuk mund të konsiderohet si një triumf i katërfishtë i vërtetë, meqë nuk ka ndodhur brenda një sezoni.

A ka arritur ndonjë klub i Ligës Premier triumfin e katërfishtë

Asnjë klub nga Liga Premier nuk ka arritur t’i fitojë katër trofe të mëdha brenda një sezoni, shkruan Goal.

Manchester Unitedi i sezonit 1998/1999 ishte më afër këtij suksesi pas tripletës historike, kur i mungonte vetëm triumfi në Kupën e Ligës, porse asokohe u eliminua në çerekfinale nga Tottenham Hotspur.

Në anën tjetër, Manchester City i fitoi të tria trofetë vendore në sezonin 2018/2019, por u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Liverpool fiton Carabao Cup, duke mposhtur Chelsean përmes penalltive

Liverpooli e ka potencialin për ta arritur triumfin e katërfishtë këtë sezon, pasi është garë për Ligën Premier, Kupën FA, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve. Redsat tashmë e kanë fituar Kupën EFL (Carabao Cup), është në gjysmëfinale të Kupës FA, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe një pikë prapa Cityt në garën për titullin e Ligës Premier.

Klubet që e kanë arritur suksesin e katërfishtë

(Foto: The Celtic Star)

Asnjë skuadër nga top-pesë ligat evropiane nuk e ka fituar një ‘quadruple’ të vërtetë, megjithëse shumë klube kanë fituar nga katër trofe brenda një sezoni.

Triumfin e katërfishtë të vërtetë e ka arritur Celticu në sezonin 1966/1967 duke fituar Kupën e Evropës, Divizionin e Parë të Skocisë, Kupën e Skocisë dhe Kupën e Ligës skoceze.

Klubi Sezoni Trofetë e fituara
Bayern 2019-20 Bundesliga, DFB Pokal, Liga e Kampionëve, KBK
Real 2017-18 Superkupa e Spanjës, Superkupa, KBK, Liga e Kampionëve
PSG 2014-15, 2015-16, 2017-18 Trofeu i Kampionëve, Ligue 1, Kupa e Francës, Kupa e Ligës
Real 2016-17 Superkupa, KBK, La Liga, Liga e Kampionëve
Barcelona 2015-16 Superkupa, KBK, La Liga, Kupa e Mbretit
Bayern 2012-13 Superkupa DFL, Bundesliga, DFB Pokal, Liga e Kampionëve
Celtic 1966-67 Kupa e Evropës, Divizioni i Parë, Kupa e Skocisë, Kupa e Ligës

/Telegrafi/

Exit mobile version