Telegrafi

Çfarë është çaji Mate – pija e preferuar e Lionel Messit, Neymarit dhe Luis Suarezit

Eric Dier dhe Danny Rose kanë zbuluar se janë të dhënë pas çajit Mate – një pije e pasur me kafeinë e cila pihet përmes një paguri dekorativ.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar kanë qenë që të gjithë adhurues të mëdhenj të këtij çaji gjatë kohës së tyre në Barcelonë, ndërkaq pija tanimë është përhapur edhe në Ligën Premier pas transferimit të talentit jug-amerikan, transmeton Telegrafi.

Neymar duke konsumuar çajin Mate gjatë kampanjës të Kupës Botërore në Brazil

Dier ka zbuluar se menaxheri i Tottenham-it, Mauricio Poschettino, e ka nxitur atë ta provojë pijen – ndërkaq tani është “varur paksa nga ajo”.

“Në Tottenham, shumica prej nesh kemi filluar ta pimë këtë çaj të quajtur mate. Jam varur pak nga ky çaj. Në ekip kemi shumë argjentinas, kështu që kam filluar të pijë me ta dhe tani po shtiremi si jug-amerikanë”, ka deklaruar ai.

Çfarë është Mate?

Ky çaj tradicional vjen nga bima Yerba Mate, ndërkaq është konsumuar shekuj më parë.

Besohet se fillimisht është konsumuar nga indigjeni Guarani, por edhe nga Tupi për qëllime mjekësore.

Ky çaj ka filluar të shpërndahet për konsumim në shtetet tjera qysh nga shekulli i 16-të.

Lojtarët e Juventusit: Gonzalo Higuain, Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Rodrigo Benctaur, gjithashtu adhurues të këtij çaji

Sot, Brazili është nga prodhuesit më të mëdhenj të Mates, ndërkaq uruguaianët janë konsumuesit më të mëdhenj – por pija preferohet edhe përgjatë Lindjes së Mesme, ku Siria dhe Libani janë importues të mëdhenj.

Çfarë shije ka Mate?

Pija është përshkruar si një përzierje mes kafes e çajit, ndonëse shija është shumë unike.

Në foto: Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, gjithashtu konsumues i rregullt

Mate është shumë e hidhët nëse nuk i qitni sheqer dhe ka një shije që përvetësohet – pra, si çaji apo kafja, është një pije e cila nuk ka shije të mirë në fillim por mësoheni me kohën.

Për çfarë konsumohet Mate?

Siç duket, Mate ka disa qëllime mjekësore. Në Amerikën Jugore, kjo pije shihet si ilaç për çdo sëmundje, ku në veçanti përdoret për trajtimin e gripave dhe sëmundjeve tjera.

Në foto: Ylli francez, Antoine Griezman, po ashtu adhurues i kësaj pije të hidhët

Pija përmban vitaminë B dhe C, dhe ka një kapacitet më të lartë antioksidantësh sesa çaji i gjelbër.

Mate mund të veprojë edhe si shtypës i apetitit dhe si mjet për të humbur peshë, ndërkaq sasia e lartë e kafeinës e rritë energjinë mendore dhe përqendrimin – por mund ta dëmtojë gjumin dhe krijon varshmëri. /Telegrafi/