Telegrafi

Çfarë aftësie ka automjeti luftarak Bradley – SHBA do t’i dhurojë 50 të tillë Ukrainës

Skynews ka raportuar për automjetet luftarake të këmbësorisë, Bradley që Shtetet e Bashkuara ka thënë se do t’i dërgojë në Ukrainë për t’i ndihmuar ukrainasit në luftën kundër Rusisë, e cila filloi pushtimin më 24 shkurt.

Në një lëvizje të përbashkët me Gjermaninë, SHBA do të dërgojë rreth 50 automjete si pjesë e një pakete prej 28 miliardë dollarësh.

Por çfarë është automjeti luftarak Bradley?

Bradley është një mjet i gjurmuar, mesatarisht i blinduar dhe ka një armë me municion prej 25 mm.

I emëruar sipas një gjenerali amerikan që komandonte trupat amerikane në Luftën e Dytë Botërore, operohet nga një ekuipazh prej tre personash dhe në varësi të versionit mund të barttë deri në shtatë ushtarë.

Përveç armës së saj të montuar në frëngji, ai mund të barttë edhe një raketë, i cili drejtohet me valë (TOW) që mund të shkatërrojë tanke.

Raketat TOW në bordin e një Bradley quhen “vrasës tankesh” dhe Ukraina mund t’i përdorë për zmbrapsjen e forcave ruse.

Ndryshe, Gjermania do të dërgojë mjete luftarake të këmbësorisë Marder. /Telegrafi/