Site icon Telegrafi

Çfarë do të ndodhë me punëtorët e arsimit e të shëndetësisë në vitet e ‘90-ta (Video)

Qeveria e Kosovës njoftoi për rritje të pensioneve të kontributdhënëseve, raporton KohaVision. Rritja, sipas Qeverisë, do të bëhet në pajtim me ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se të gjithë atyre që kanë përvojë më shumë se 15 vjet para vitit 1999, do t’u njihet automatikisht përvoja si 25 vjeçare.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kërkoi nga Abrashi të sqarojë se çfarë do të ndodhë me punëtorët e institucioneve, atyre të arsimit, shëndetësisë, të cilët kanë punuar gjatë kohës së okupimit në vitet e 90-ta.

Pas vendimit të Qeverisë, kryeministri ka pritur në zyrën e tij, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Shaban Kajtazi, përfaqësues i pensionistëve, ka thënë se kanë arritur një marrëveshje me kryeministrin që të fillohet me 158 euro bazë.

Ndërkohë, pas këtij vendimi të Qeverisë, pensionistëve u mbetet që t’i dërgojnë dëshmitë e kualifikimit të tyre në institucionet përkatëse.

Exit mobile version