Sulmi me dronë gjatë në Moskë është i fundit në një seri sulmesh të raportuara me dronë në territorin e Rusisë në muajt e fundit.
Sipas raporteve të medieve ruse të monitoruara nga BBC Verify, më shumë se 120 sulme të dyshuara me dronë ka pasur këtë vit me objektiva në Rusi dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.
The same “#Moscow City” tower that was attacked at the werkend became once again a target of a drone. The Ministry of Economic Development of the Russian Federation is located there. The Vnukovo airport was temporarily closed, but then its work was resumed.
The Ministry of… pic.twitter.com/ZVMBl3lC9o
— NEXTA (@nexta_tv) August 1, 2023
Këto janë përqendruar kryesisht në zonat në kufirin perëndimor me Ukrainën dhe gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Por gjithnjë e më shumë, sulmet me dronë janë raportuar edhe në kryeqytetin rus – duke përfshirë një sulm të dukshëm në Kremlin në fillim të majit.
Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha kohët e fundit se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” i luftës. /Telegrafi/