Izraeli ka zbuluar atë që thotë se është tuneli më i madh që trupat e tij kanë zbuluar ndonjëherë, pasi ushtria e tij punon për të ekspozuar dhe shkatërruar qytetin nëntokësor të militantëve të Hamasit të njohur si “Metroja e Gazës”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtarët izraelitë kanë kërkuar me përpikëri të gjejnë çdo hyrje në çdo vendkalim në ‘rrjetën e merimangës’ të tuneleve dhe t’i bëjnë ato të papërdorshme.
Rrjeti supozohet se ishte i dobishëm për Hamasin në organizimin e sulmeve të 7 tetorit, të cilat panë luftëtarët e tij të sulmojnë kufirin izraelit dhe të vrasin 1200 njerëz, dhe është përdorur si një strehë për militantët dhe armët e tyre.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se bëhet fjalë për tunelin që është mjaftueshëm i gjerë për të futur një makinë dhe shtrihet mbi 2.5 milje (4 km).
Hagari u tha gazetarëve se vetëm ky sistem tuneli kushtonte ‘miliona dollarë’, duke shtuar se ai kishte qenë një projekt i udhëhequr nga Mohammad Sinwar, vëllai dhe krahu i djathtë i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, dhe komandanti i Batalionit Khan Younis të Hamasit. /Telegrafi/