Telegrafi

Çfarë arsyetimi, Kardashian zbulon pse u bë bionde?

Nëse keni menduar se Kim Kardashian leu flokët e saj thjesht për ti dhënë shtypit diçka për të folur në lidhje me të, e keni gabim! Kim dha një intervistë për “E! News” në lidhje me arsyen e vërtetë pse.

Kim leu flokët e saj, sepse ajo është duke shpresuar se kjo gjë do ta ndihmojë të mbetet shtatzënë! “Unë do të bëj çdo gjë që dua të bëj dhe kjo përfshin ndryshimin e flokëve ne platin,” tha ajo për E! News. “Shpresoj se do të mbetem shtatzënë duke bërë të gjitha gjërat e gabuara. Kam ndryshuar krejtësisht taktikat e mia”, shtoi Kardashian, transmeton Telegrafi.

Kim është duke shpresuar që duke mos u përpjekur për te ngelur shtatzënë, me shumë gjasa do të ndodhë. “Unë jam lodhur. Unë jam përpjekur pafundësisht, po e mendoj me shume seç duhet, prandaj leva flokët e mi,” shtoi ajo. /Telegrafi/