Telegrafi

Çfarë armësh përdorën amerikanët dhe britanikët kundër grupit Houthi?

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen për shkak të sulmeve që kreu grupi ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.

Gjatë orëve të para të premtes vendet lëshuan raketa dhe bomba në objektivat e Houthit në Jemen nga ajri dhe deti, transmeton Telegrafi.

Grupi Houthi i mbështetur nga Irani ka sulmuar vazhdimisht anijet amerikane dhe britanike të cilat i dërgonin furnizime Izraelit.

Lexo po ashtu Zhvillimet rreth sulmeve amerikane dhe britanike ndaj Houthi-ve dhe reagimet pas tyre

Por, çfarë dimë për armët dhe pajisjet ushtarake që SHBA-ja dhe Britania ka përdorur për të sulmuar caqet e Houthit në Jemen? Këtu është lista e këtyre armëve.

Raketat “Tomahawk”

Raketat e marinës amerikane për sulme tokësore, “Tomahawk” (TLAM) janë raketa lundrimi me fluturim të ulët, të cilat kanë kapacitet të shkrepin një kokë luftarake konvencionale 453 kilogram qindra milje në brendësi të tokës.

Të lansuara qoftë nga anijet sipërfaqësore ose nga nëndetëse, Tomahawks fluturojnë me shpejtësi nënsonike në rrugë “evazive” ose jolineare që mund të mposhtin sistemet e mbrojtjes ajrore, sipas një fletë të dhënash të Marinës së SHBA.

Lexo po ashtu Kush janë Houthi-t?

Tomahawks janë shumë të sakta dhe meqenëse udhëzohen me GPS, ata mund të ndryshojnë objektivat ose drejtimet pas lëshimit në varësi të nevojave.

Nëndetësja “USS Florida”

Nëndetësja USS Florida është një nga katër nëndetëset me raketa të drejtuara me energji bërthamore (SSGN) në flotën e marinës amerikane.

Fillimisht një nëndetëse me raketa balistike të klasës Ohio – e cila mban koka bërthamore – Florida dhe anijet e saj simotra USS Ohio, USS Michigan dhe USS Georgia, u shndërruan në nëndetëse me raketa të drejtuara midis 2005 dhe 2007, sipas një fletë të dhënash të Marinës.

Përmasat dhe fuqia relativisht e madhe e nëndetëses e lejojnë atë të mbajë 154 raketa lundrimi Tomahawk, 50% më shumë se paketa e shkatërruesve të raketave të drejtuara nga SHBA dhe pothuajse katër herë më shumë se nëndetëset më të reja të sulmit të Marinës amerikane.

Sistemet shkatërruese të raketave të marinës amerikane

Pentagoni tha se përveç USS Floridës, anijet sipërfaqësore amerikane lëshuan gjithashtu raketa Tomahawks kundër grupit Houthi.

Në këtë operacion luajtën rol edhe shkatërruesit e raketave të klasit Arleigh Burke të Marinës së SHBA-së.

Me një zhvendosje deri në 9,700 ton, klasi Burke mbart një sërë armatimesh, si mbrojtëse ashtu edhe sulmuese.

Shkatërruesit vendosin raketa lundrimi Tomahawk në operimin e tyre.

Aeroplanët “Typhoon”

Forcat Ajrore Britanike iu bashkuan sulmeve ndaj grupit Houthi me aeroplanët e tyre shumëfunksionalë Typhoon.

Aeroplanët fluturojnë në një lartësi prej 16 mijë metrave, sipas të dhënave.

Lexo po ashtu Momenti kur aeroplani britanik Typhoon godet objektivin e Houthit në Jemen - pason një shpërthim i madh

Siç raporton CNN, këta aeroplanë janë gjithashtu platform të fuqishme armësh, të afta të mbajnë një sërë raketash ajër-ajër dhe ajër-tokë, si dhe bomba të drejtuara me saktësi.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se katër të përfshirë në sulmin ndaj objektivave Houthi dorëzuan municione Paveway IV, bomba me koka luftarake 226 kilogram. /Telegrafi/