Telegrafi

“C’est La Vie”, Capital T publikon sot këngën e re

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Capital T është njëri ndër rep-artistët më të dashur në estradën shqiptare, i cili përçon mjaft energji pozitive.

Ai është aktiv në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat e tij për projektet më të reja.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të publikojë këngën e re.

“C’est La Vie” titullohet projekti, i cili është i shkëputur nga albumi i tij më ri ti “Skulpturë”.

Në po të njëjtin postim, Capital T ka ndarë edhe disa sekuenca nga klipi, që është xhiriuar në bregdet.

Theksojmë se “Money” është projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me reperin Jay 1. /Telegrafi/