Site icon Telegrafi

Çështja e presidentit, Hoti thotë se Mustafa është duke u marrë me takimin e partive politike

Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke bërë përpjekje që të ndodhë një takim i të gjitha forcave politike për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Kryeministri Hoti bëri të ditur se me këtë çështje është duke u marrë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.

“Po bëjmë përpjekje që të ndodhë një takim i të gjitha forcave politike për këtë çështje. Disa prej partive politike kanë dhënë pozicionet e tyre, sa i përket çështjes së presidentit, por ende nuk ka ndodhur një takim formal. Ne jemi duke u angazhuar që ky takim të ndodhë sa më shpejtë. Kryetari Mustafa po merret me këtë çështje”, theksoi ai.

Hoti tha se vetëm në tavolinë të partive politike mund të gjendet zgjidhja.

“Të shohim nëse ka vullnet për të dalë nga kjo situatë”, u shpreh kryeministri para mediave.

Aktualisht pozitën e u.d të presidentes është duke e ushtruar kryeparalamentarja, Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, për këtë të aktakuzës nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version