Telegrafi

Çështja e emrit të Maqedonisë, problem i përbashkët Athinë – Shkup

Zv. ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Ksidakis sot ka deklaruar se klima e marrëdhënieve Shkup – Athinë, është në përmirësim e sipër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për programin e parë të radios shtetërore, Ksidakis deklaroi se çështja në mes Athinës dhe Shkupit është një problem i përbashkët dhe se duhet ta thejnë akullin dhe ta zgjidhin këtë keqkuptim.

Ai shtoi se Shkupin e pret një rrugë e gjatë dhe e rëndë e plotësimit të kritereve për anëtarësim, ndërkaq Greqia do ta ndihmojë kursin evropian të këtij vendi./Telegrafi/