Edhe pse në qarqet politike greke dhe në mediumet lokale çështja e emrit është mjaft aktuale ditëve të fundit, megjithatë emri kushtetues i Maqedonisë nuk është në agjendën e politikës greke, të paktën jo deri në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto ditë ka patur përplasje të ashpër në parlamentin grek ndërmjet qeverisë dhe opozitës, pikërisht për këtë çështje që për Greqinë është problematike dhe për shkak të së cilës, në disa raste shteti grek ka vendosur veto, si në NATO ashtu edhe në BE.
Gjithsesi, shikuar në të gjitha segmentet, përplasja në Greqi për çështjen e emrit, ka marrë drejtimin e akuzave dhe kundër akuzave se cili është më patroit se tjetri, cili ka qëndrim më të butë, e cili më të fortë ndaj këtij problemi./Telegrafi/