Site icon Telegrafi

Cesc telefonoi dy herë Realin gjatë verës

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, ka dëshmuar edhe një herë dashurinë për Real Madridin.

Don Balon shkruan se Cesc ka telefonuar gjatë javës presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për t’a ofruar veten te merengezët.

Sidoqoftë, Zidane ka shprehur hezitim për të marrë reprezentuesin e Sanjës, i cili nuk shihet si përforcimi i duhur.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Sidoqoftë, OKDiario raporton se ky nuk ishte tentimi i vetëm i Cesc për një kalim te Reali.

Thuhet se Cesc ka telefonuar kampin e Realit edhe në qershor.

Mesfushorit i është thënë se një transferim për të nuk është në letra derisa Reali të shesë ndonjë mesfushor. Po ashtu, nuk i është garantuar as pozita startuese nën Zidanen. /Telegrafi/

Exit mobile version