Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Në këto zgjedhje do të garojnë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës me nga 4 kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet tjera politike.
Kandidatët e certifikuar nga PDK-ja janë:
• Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi;
• Zubin Potok – Izmir Zeqiri;
• Zveçan – Ilir Peci dhe
• Mitrovicë e Veriut – Taulant Kelmendi.
Kandidatët e certifikuara nga Vetëvendosje janë:
• Leposaviq – Lulzim Hetemi;
• Zubin Potok – Flatron Hasani;
• Zveçan – Fetah Peci dhe
• Mitrovicë e Veriut – Erden Atiq.
Kandidati i certifikuar nga Partija Kosovskih Srba:
• Leposaviq – Aleksandar Jablanoviq
Kandidati i certifikuar nga GI Srpski Opstanak:
• Mitrovicë e Veriut – Aleksandar Arsenijoviq
Kandidati i certifikuar nga Iniciativa Qytetare Mitrovica:
• Mitrovicë e Veriut – Betim Osmani
Kandidatja e pavarur e certifikuar:
• Zveçan – Sladjana Pantoviq.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Mbajtja e tyre erdhi si rezultat i dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës. /Telegrafi/