Telegrafi

Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor

Conor McGregor - Donald Cerrone (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor mposhti Donald Cerronen përmes një nokauti pas vetëm 40 sekondave në ngjarjen kryesore të UFC 246 të shtunën në Nevada.

Luftëtari irlandez u rikthye në UFC më i fortë së kurrë pas 15 muajve jashtë kafazit, pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

McGregor u tregua ‘vrasës’ për amerikanin Cerrone, të cilin e mposhti brenda raundit të parë për vetëm 40 sekonda.

Lexo po ashtu Conor McGregor rikthehet me fitore në UFC, triumfon me nokaut pas vetëm 40 sekondave ndaj Donald Cerrone

Pas përleshjes, Ariel Helwani nga mediumi i njohur ESPN njoftoi se Cerrone ishte dërguar në një spital lokal pas meçit.

Cerrone foli me komentatorin e UFC, Joe Rogan, në Octagon pas ndeshjes dhe tha se ai ishte “në rregull”, pavarësisht se vuante nga gjakderdhja në hundë.

McGregor ishte i papërmbajtshëm (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Andreas Hale i Sporting News njoftoi se Cerrone nuk do të marrë pjesë në konferencën për shtyp pas luftës për të marrë trajtim mjekësor.

Lexo po ashtu Fjalët e para të McGregor pas triumfit magjik ndaj Cerrone: Jam i lumtur dhe krenar, kam bërë histori në UFC

McGregor dominoi luftën nga fillimi deri në fund.

Sipas matësve, McGregor thuhet se dha 19 goditje të rëndësishme në vetëm 40 sekonda. /Telegrafi/