Telegrafi

Cerezo: Ronaldo nuk i ka pesë Liga të Kampionëve, por vetëm tri

MADRID, SPAIN - JANUARY 24: Enrique Cerezo President of Club Atletico de Madrid looks on prior to the start of the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Sevilla FC at Vicente Calderon Stadium on January 24, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Atletico Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Enrique Cerezo, president i Atletico Madrid, e ka mbrojtur Diego Simeonen, por e ka kritikuar Cristiano Ronaldon.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ecte përmes ‘Zonës mix’ ku i tregoi pesë gishta, duke treguar pesë titujt e fituar në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Për mua, ai nuk i ka fituar pesë Liga të Kampionëve, por tre. Dy kundër Atleticos nuk i ka fituar vetë”.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk përmbahet as në tunelin e stadiumit: Kam fituar pesë Liga të Kampionëve, Atletico zero

Pas golit të Jose Maria Gimenez, Simeone u pa duke festuar në mënyrë të turpshme me gjeste vulgare.

Lexo po ashtu Presidenti i Atleticos, Cerezo: VAR-i është turpi i futbollit  

“Ishte një moment i tensionit të lartë. E kuptoj, por nuk pajtohem”, ka thënë .

Diego Simeone. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri javësh në Allianz Stadium./Telegrafi/