Atletico Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Enrique Cerezo, president i Atletico Madrid, e ka mbrojtur Diego Simeonen, por e ka kritikuar Cristiano Ronaldon.
Ish-sulmuesi i Real Madridit ecte përmes ‘Zonës mix’ ku i tregoi pesë gishta, duke treguar pesë titujt e fituar në Ligën e Kampionëve.
“Për mua, ai nuk i ka fituar pesë Liga të Kampionëve, por tre. Dy kundër Atleticos nuk i ka fituar vetë”.
Pas golit të Jose Maria Gimenez, Simeone u pa duke festuar në mënyrë të turpshme me gjeste vulgare.
“Ishte një moment i tensionit të lartë. E kuptoj, por nuk pajtohem”, ka thënë .
Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri javësh në Allianz Stadium./Telegrafi/