Site icon Telegrafi

Ceremonia për hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem: Trump përfaqësohet nga Ivanka dhe burri i saj (Video)

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u mblodhën në një kompleks të famshëm në Jerusalem, në një ceremoni që shënonte hapjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem.

Ky vendim u mor nga Presidenti i SHBA, Donald Trump në dhjetor të vitit të kaluar.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pjesëmarrës në ceremoni kanë qenë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe bashkëshortja e tij, vajza e Donald Trumpa, Ivanka, si dhe burri i saj, Gerard Kouchner.

Lexo po ashtu Protesta kundër ambasadës amerikane në Jerusalem, raportohet për 28 të vrarë – dita më e përgjakshme që nga viti 2014 (Foto/Video,+18)

Ndërsa nga njëra anë, amerikanët dhe izraelitët po festojnë, palestinezët protestojnë.

Siç është raportuar, një numër i madh njerëzish u përleshën me forcat izraelite dhe të paktën 28 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version