Skuadra e Celticut është në bisedime të avancuara për huazimin e sulmuesit të West Ham Unitedit, Albian Ajeti.
Kampioni i Skocisë shpreson ta sigurojë marrëveshjen me opsionin e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm për afro pesë milionë funte (5.5 milionë euro).
23-vjeçari është i interesuar që të kalojë në një skuadër ku do të luajë më shumë, ndërsa te Celticu mund të paraqitet edhe në garat evropiane.
Skuadra skoceze e ka kërkuar sulmuesin shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, që në verën e kaluar, para se ai të transferohej te West Hami për tetë milionë funte (8.8 milionë euro) nga Baseli.
Në ndërkohë, për shërbimet e Ajetit kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera të Ligës Premier. /Telegrafi/