Telegrafi

Celtic insiston për transferimin e Ajetit, pas bisedave me menaxherin gati transferimi tek kampioni skocez

Albian Ajeti . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Albian Ajeti megjithatë do të bashkohet me gjigantin skocez Celtic Glasgow.

Sulmuesi nga Kosova ditë më parë refuzoi transferimin te Celtic, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Ka qenë trajneri Neil Lennon që ka pasur disa bisedime me agjentët e lojtarit Erdin dhe Arbër Shaqiri duke i bindur që Ajeti të transferohet në Skoci.

23-vjeçari pasi një viti të kaluar në West Ham United, do të largohet nga kampionati anglez pasi nuk arriti do të ambientohet në klubin londinez.

Albian Ajeti . (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Kësisoj Ajeti do t’i bashkohet Celticut si huazim një vjeçar me mundësi blerje në fund të sezonit.

Celtic do ta ketë të drejtën e blerjes së lojtarit pas një viti për një shumë prej pesë milionë funteve.

Ajeti te gjiganti skocez pritet të jetë sulmuesi kryesor dhe zëvendësues i francezit Edouard i cili pritet të largohet.

Vlen të theksohet se Ajeti ka zhvilluar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat me West Hamin, por pa arritur të gjejë golin. /Telegrafi/